Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Menduam për arrest kardiak”, mjeku i Partizanit tregon “tmerrin” me rastin e Sembene: Kemi përjetuar një...

Shkruar nga NEWSPORT
“Menduam për arrest kardiak”, mjeku i Partizanit tregon
Fotomontazh/ Ergys Rexha

I ftuar në emisionin “MegaSport” në A2CNN, mjeku u Partizanit, Ergys Rexha ka folur për momentin e panikut në ndeshjen përballë Elbasanit, kur qendërmbrojtësi i kuq, Saliou Sembene u “shemb” në tokë. Rexha tregon momentin e frikës, duke treguar për “mendimet e frikshme” që patën në momentin që ndodhi situata.

“Kemi përjetuar një skenë të tillë para dy vitesh ku Dwamena humbi jetën, ka qenë ndeshja Partizani-Egnatia. Ne ishim në pankinë pasi sollëm Buxhelajn dy minuta para se të binte Sembene. Arbitri na dha sinjalin që Sembene ishte pa ndjenja, menduam menjëherë për një arrest kardiak.

Morëm të gjitha pajiset dhe pas ndihmës së parë Sembene u përmed dhe shkoi në ambulancë në gjendje konshiente. Ishte thjesht një gjendje hiportemie, ndoshta nga lodhja e tepërt ose nga stresi i lojës, nga ulja e tensionit të menjëhershëm. I bëmë të gjitha analizat dhe doli se ishte shumë mirë, nuk pasur kurrë më parë probleme të tilla”, tha Ergys Rexha.

Poll

Lexo gjithashtu