PARTIZANI
Partizani dhe Elbasani u përballën sonte në kuadër të javës së 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me shifrat 2-2.
Megjithatë, në këtë sfidë pati edhe situatë paniku, në minutën e 85-të të ndeshjes. Qendërmbrojtësi i Partizanit, Saliou Sembene ra në tokë pa ndjenja në mënyrë të papritur, duke krijuar frikë në kampin e kuq dhe jo vetëm.
I menjëhershëm ishte reagimi nga stafet mjekësore të të dy ekipeve, të cilët i erdhën në ndihmë lojtari. Edhe ambulanca u fut në fushë, por dalja e lojtarit u bë me anë të barelës, i cili u përmend dhe i qetësoi të gjithë.
Poll
