Bylisi është padiksutim skuadra më aktive në këto orët e fundit të merkatos. Klubi ballshiot ka zyrtarizuar largimin e dy futbollistëve të tjerë.
Bëhet fjalë për Alex Peralta, për të cilin klubi ka arritur marrëveshjen me Flamurtarin për transferimin e futbollistit. Një vendim befasues, pasi kështu klubi i Bylisit përforcon rivalët e tyre në garën për mbijetesë.
Ndërkohë lojtari tjetër, Marin Abazaj do të vazhdojë karrierën te Pogradeci. Kështu përforcojnë edhe pretendentët e Kategorisë së Parë që synojnë edhe ngjitjen në Superiore.
“NJOFTIM
FK Bylis ka arritur të transferojë, me marrëveshje mes klubeve, anësorin e majtë Alex Peralta te skuadra e Flamurtarit të Vlorës.
Marin Abazaj, në vijim, do të vazhdojë karrierën te skuadra e Pogradecit në Kategorinë e Parë!
Klubi i falënderon për kontributin dhe i uron Peraltës e Abazajt suksese në eksperiencën me klubet e tyre”, ka shkruar klubi ballshiot.
View this post on Instagram
