Redi Kasa
Pas vetëm 6 muajësh te skuadra e Gjilanit, sulmuesi shqiptar Redi Kasa, i ka dhënë fund aventurës te ekipi i “kuq” në Superligën e Kosovës.
24-vjeçari zhvilloi vetëm 8 ndeshje me gjilanasit, duke mos e fituar dot në asnjë moment pozitën e liderit në ekip. Të katër trofetë që ka fituar në karrierë Kasa, mbajnë “firmën” gjatë periudhës te Egnatia.
Ai e ka fituar 2 herë titullin në Superiore dhe nga 1 herë Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë. Redi Kasa e ka nisur karrirën te moshat e Parmës, por nuk ia doli të “çajë” në futbollin italianë, duke vijuar te Fermana, Septemvri Sofia, Tsarsko Selo, NK Olimpija, Egnatia, e së fundmi te Gjilani.
View this post on Instagram
Poll
