Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

U transferua gjatë merkatos së verës, Elbasani i dorëzon shiritin e kapitenit ‘djalit’ të shtëpisë

Shkruar nga NEWSPORT
U transferua gjatë merkatos së verës, Elbasani i dorëzon
Elbasani

Elbasani është një nga ekipet më aktive në merkato, me verdheblutë që kanë bërë afrime mjaft cilësore për sezonin e ri. Në Superiore synojnë te jenë protagonistë dhe të jenë mes më të mirëve dhe për këtë drejtuesit nuk janë kursyer aspak.

Kur duhet më pak se 1 muaj nga starti i sezonit të ri, stafi ka zgjedhur për kapitenin e ekipit. Kështu shiriti do të jetë në krahun e Bruno Lulajt. Ky i fundit u largua nga Tirana dhe vetëm gjatë merkatos së verës u transferua në Elbasan.

Eksperienca e mbrojtësit në Superiore ka bërë që drejtuesit t’i besojnë udhëheqjen e ekipit në sezonin e ri. Por jo vetëm kaq, pasi siç dihet Lulaj është nga Elbasani dhe për herë të parë do të luajë me ekipin e vendit të tij të lindjes.

Edhe në 2 sfidat miqësore që Elbasani ka zhvilluar gjatë kësaj periudhe, shiriti i kapitenit ka qenë në krahun e Lulajt dhe në këtë mënyrë 29-vjeçari do të jetë kapiteni i verdhebluve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga