
Tirana e këtij sezoni do të jetë totalisht ndryshe nga ajo që pamë vitin e fundit. Bardheblutë kanë bërë një revolucion masiv në klub duke filluar që nga bordi drejtues, stafi teknik e më pas organika e lojtarëve. Plot 13 futbollistë të afruar dhe 8 të larguar kanë ndryshuar fytyrën e kryeqytetasve këtë sezon.
Stafi teknik përbëbëhet nga Bledi Shkëmbi si trajner, Vangjel Mile e Sabien Lilaj ndihmës si dhe Alfred Tetova trajner portierësh. E vetmja pozitë që duhej plotësuar ishte ai i trajnerit atletik dhe Ervin Baku do të jetë përgatitësi i ri i bardhebluve. Baku vjen pas aventurës së tij tek Erzeni dhe merr kështu detyrën e lënë bosh nga Kosta Jani.
Tiranën e re do të shohim zyrtarisht ditën e nesërme ku në orën 19:00 do të sfidojnë Torpedo Kutaisin në Gjeorgji për raundin e parë kualifikues të Euro 2024.