
Sezoni i ri / Superiore
Ditën e sotme ngre siparin java e 3-të e Superiores. Pikërisht sot do të zhvillohen 3 sfida mjaft interesante në Tiranë, Ballsh dhe Shkodër.
Duke nisur prej orës 16:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”, Tirana do të përballet me Flamurtarin. Në po të njëjtën orë zhvillohet edhe ndeshja mes Bylisit dhe Egnatias në “Adush Muça” të Ballshit.
Ndërsa 3 orë më vonë nis edhe supersfida e kësaj jave të Superiores. Vllaznia dhe Partizani do të “përplasin brirët” në stadiumin “Loro Boriçi” ku qëllimi kryesor janë 3 pikët.
Poll