
Momenti kur zëvendësohet Trashi
Flamurtari u mposht në shtëpi nga Partizani, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës përfundoi me shifrat 0-1, falë një autogoli të ish-it të kuq, Lorenc Trashit.
Ajo që ra në sy ishte zëvendësimi i Trashit, menjëherë pas autogolit që shënoi. E megjithatë, trajneri Moriero u tregua kontradiktor në përfundim të sfidës, duke theksuar se nuk e zëvendësoi mbrojtësin për shkak të autogolit, madje shtoi se Trashi po luante mirë.
“Fola me të, Trashi bëri një ndeshje shumë të mirë. Kur bën një ndërrim s’do të thotë se lojtari po luan keq, kërkova zgjidhje të tjera”, tha Moriero.
Poll