Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Sinan Idrizi i besoi pankinën, Moriero pas humbjes ndaj Partizanit: S'kam shkopin magjik, ja pse e zëvendësova Trashin

Shkruar nga NEWSPORT
Sinan Idrizi i besoi pankinën, Moriero pas humbjes ndaj Partizanit:
Francesco Moriero

Partizani ka triumfuar në transfertë përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi 0-1 në favor të “Demave”. Pas këtij dueli foli trajneri humbës, Francesco Moriero.

“Çunat u futën në fushë me dëshirë të madhe dhe bëmë një pjesë të parë të mirë. Nuk e bëmë tonën këtë ndeshje, e dija që duhet punuar akoma. Vetëm me punë dhe përkushtim mund të dalim nga kjo situatë e vështirë.

Pjesa e dytë? Duhet të besojmë më shumë në këtë që bëjmë. Jam i bindur se futbolli ka të bëjë me duelet. Kur humbet duelet me kundërshtarët rrezikon të humbësh ndeshjen. Jam pozitiv, e di ku ta vendos dorën dhe ku të punoj. Duhet të impenjohemi më shumë gjatë javës dhe të jemi preçizë në situatat e lojës.  

Duhet të punojmë. U mundova t’i jepja forcë çunave që të bënim lojë të vendosur. Le të themi që nuk kam shkopin magjik që të ndryshoj mentalitetin. Është një situatë e vështirë, duhet të vazhdojmë të jemi të qetë dhe të mos kemi tension në kokë. Në futboll mund të bësh gabime, të gjithë gabojmë. Duhet të besojmë më shumë në atë çfarë bëjmë.

I kënaqur me zëvendësimet? Nga minuta e 70-të ramë fizikisht. Kur bën ndërrimet normal kërkon zgjidhje të reja. Pastaj mund të shkojnë mirë dhe keq ndërrimet, unë bëj zgjedhjet. Duhet të japim më shumë, kjo është e sigurt.

Trashi pas autogolit u zëvendësua, komunikuat? Fola me të, Trashi bëri një ndeshje shumë të mirë. Kur bën një ndërrim s’do të thotë se lojtari po luan keq, kërkova zgjidhje të tjera”, tha Moriero.

Poll

Lexo gjithashtu