
Abissnet Superiore mbyll sot javën e parë të saj. Fillimisht në Laç, ekipi vendas i Laçit do të presë Tiranën. Më pas në Tiranë dhe Korçë, respektivisht Partizani luan kundër Vllaznisë dhe Skënderbeu me Elbasanin. Sfida e Laçit nis në orën 17:00. Dy takimet e tjera luhen nën dritat e projektorëve, pikërisht në 20:00.
Në Kurbin, ndeshja pritet të zhvillohet nën rreshje të dendura shiu shoqëruar me erëra të forta. Kushtet atmosferike në Korçë parashikohen të jenë perfekte për mbarëvajtjen e ndeshjes. Temperatura pritet të zbresë në 20 gradë celsius pa rreshje shiu.
Në sfidën që luhet në kryeqytet, priten kushte ideale në temperaturën 23 gradë celsius. Gjasat për rreshje shiu janë minimale.
Poll