
Elbasani
Elbasani do të udhëtojë në Shkodër për t’u përballur me Vllazninë, takim që do të luhet ditën e dielë në orën 19:00. Një duel shumë i rëndësishmë mes dy skuadrave, që mes tyre do të bëjnë llogaritë për vendin e parë në kampionat.
Për këtë përballje, skuadra e Roberto Bordin do të ketë një rikthim shumë të rëndësishëm. Bruno Lulaj do të japë kontributin e tij, pasi rikthehet nga pezullimi. Ndërkohë sinjale pozitive po japin Ze Gomesh dhe Bedri Greca, të cilët janë në “luftë” me kohën për sfidën me shkodranët.
Ndërkohë vazhdon të jetë i dëmtuar Arsen Kasa, i cili ka një dëmtim të rëndë dhe do të mungojë gjatë.
Poll