
Elbasani nuk ka ndërmend të ndalet, me stafin dhe drejtuesit që do të vazhdojnë të bëjnë të tjera transferimi deri në fund të merkatos. Një nga repartet ku duhen akoma përforcime është mbrojtja.
Afrimi i Bruno Lulajt nuk mjafton, pasi ish-i i Tiranës është i vetmi futbollist që luan si qendërmbrojtës. Krah tij është provuar Bruno Telushi, por ky nuk është pozicion i i tij natyral. Gjithashtu si qendërmbrojtës është provuar edhe Emiliano Musta, por as ky i fundit nuk mjafton.
Kështu Roberto Bordin ka kërkuar një tjetër lojtar që të luajë në qendër të mbrojtjes dhe të vendoset krah Lulajt. Për këtë drejtuesit vazhdojnë punën, ndërsa kanë pikasur disa lojtarë, por emrat e tyre nuk zbulohen ende. Mbetet të shihet se cili do të mund transferohet në Elbasan.