
Partizani – Vllaznia është supersfida e ditës së sotme që do të luhet në “Arenën e Demave” në kryeqytet. Përballje që do të startojë në orën 19:00 dhe është e vlefshme për javën e 19-të të Superiores.
Një ndeshje që vë përballë dy rivalë direkt për kreun e klasifikimit. Aktualisht shkodranët kanë 1 pikë më shumë se kryeqytetasit dhe dueli mes tyre është shumë i rëndësishëm.
Në “Arenën e Demave” do të përballen sulmi dhe mbrojtja më e mirë. kuqeblutë pas 18 javësh kanë arritur të shënojnë 29 gola më shumë se çdo ekip tjetër, teksa përballë do të gjejnë mbrojtjen më të mirë.
Të kuqtë kanë pranuar deri më tani vetëm 15 gola dhe dueli i ditës së sotme është shumë i luftuar mes tyre dhe mbetet të shihet pas 90-të minutave se kush do të triumfojë.