Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Nesër Tirana zbret në fushë, dëmtimet shqetësojnë Bledi Shkëmbin

Shkruar nga NEWSPORT
Nesër Tirana zbret në fushë, dëmtimet shqetësojnë
Tirana

Tirana ditën e nesërme do të rinisë përgatitjet për duelin e radhës në kampionat. Pas disa ditësh pushim që stafi me në krye Bledi Shkëmbin kishin dhënë për lojtarët, tashmë puna për sfidën me Bylisin duhet të nisë.

Por dëmtimet shqetësojnë më së shumti trajnerin e bardhebluve, duke i shkaktuar “dhimbje koke”. Në duelin me Egnatian u dëmtuan Soler dhe Jarmouni, teksa lista e dëmtimeve vazhdon me Rafaelin, Metën dhe Ismajlin.

Superiorja është në pauzë për shkak të ndeshjeve të Komëbtares dhe për këtë stafi bardheblu shpresojnë se me rinisjen e kampionatit të mund të kenë gati disa nga futbollistët.  Lojtarët janë në “luftë” me kohën për rikthimin e tyre sa më të shpejtë në ekip për të ndihmuar skuadrën në 6 ndeshjet e mbetura, ku synimi kryesorë është qëndrimi në Superiore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga