Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Në Elbasan derdhet djersë në fushë, moldavi "maratonomaku" i verdhebluve

Shkruar nga NEWSPORT
Në Elbasan derdhet djersë në fushë, moldavi
Elbasani

Elbasani mundi Teutën 3-1 dhe të 3 golat i shënoi i njëjti person, Arsen Lleshi. Mirëpo, përveç “heroit” të sulmit kishte dhe të tjerë “heronj” në “Elbasan Arena”.

Maratonomaku i sfidës zhvilluar në Elbasan ishte Cristian Dros. Moldavi spikati me vrapimet e tij, si dhe me krosimet drejt zonës. Një prej goalve nisi prej pasimeve të tij, ndërsa futbollisti i huaj i vuri kapakun performancës me 11,4 kilometrat e kryera ndaj durrsakëve.

Ndër futbollistët që vrapuan dhe djersitën më shumë janë kapiteni Lulaj, Emiljano Musta dhe Bledar Lila që vetëm pak metra më pak ka bërë në krahasim me Dros.

Reparti i prapavijës bie në sy në këtë statistikë, me Lulajn që përveçse simboli i pasionit renditet dhe në pasionin e kilometrave. 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga