
Elbasani dhe Teuta u ndalën në barazim mbrëmjen e sotme duke ndarë nga një pikë. Në përfundimin e ndeshjes, Bruno Lulaj doli në
“Patjetër që ky triumf nuk shijohet pa tre pikët. Luanim përpara tifozëve dhe donim të merrnim fitore në shtëpi. E rëndësishme është të tregohet se ekipi është mirë në fazën mbrojtëse, por mund të kishte shkuar më mirë, gjithsesi 1 pikë nuk është keq.
Kemi kohë që luajmë me njëri-tjetrin dhe po luajmë më mirë. Të gjithë janë lojtarë të mirë në mbrojtje, nuk mund t’i veçojmë.
Patjetër që ka dhe Teuta meritë, unë thash që ishim në ditë “jo” kanë merita dhe ata, janë një ekip shumë i mirë. Kështu ditësh ka në futboll, nuk mund të jesh në 36 javë gjithmonë mirë.
Ekipi më i mirë në Shqipëri? Egnatia është një ekip që ka treguar se ka qenë lart këto vite në Superiore. Mendoj që edhe Vllaznia është shumë mirë këtë vit”, u shpreh Lulaj.