
BYLIS-TIRANA 0-3 (Ernest 37', Ndreca 61', Rafa Silva 90+7')
Është mbyllur takimi i parë i javës në Superiore. Në Ballsh fitues ka dalë Tirana me rezultat 0-3. Bledi Shkëmbi merr fitoren e parë në rikthim.
Bardheblutë kanë kryer kthesën e shumëkërkuar. Më në fund, kryeqytetasit marrin pikët jhetike që aq shumë duheshin për të thyer akullin. Sfida ndaj Bylisit përveç golave rezervoi dhe kartonë të shumtë, madje dy të kuq.
Bylis-Tirana ishte një takim i gjallë në pjesën e dytë, ndërsa pjesa e parë ishte shumë e vakët. Në 45 minutat e para nuk pati shumë raste konkrete nga të dyja skuadrat. Megjithatë Ernest gjeti golin e avantazhit me të dytin rast që pati. Në momentin e parë tek-e-tek me Hasanbellin nuk ia doli dot, po në episodin e golit pak minuta më pas nuk gaboi. Po ky lojtar i pati shënuar Bylisit në Kupë, duke i kthyer të kuqtë në shënjestrën e preferuar. Meritë tek shënimi pati dhe spanjolli Soler me vizionin në pasim.
Në fund dy debutuesit Vera dhe Silva kombinuan bukur dhe arriti golin Silva nga asistimi i ish-it të Ferencvaros.
Bylisi për asnjë moment nuk rrezikoi aq seriozisht sa për të shënuar në portën kundërshtare. Pas kartonit të kuq të Camara që shpëtoi ndoshta golin e tretë, sfida u bë dhe më e pamundur. Autori i golit të parë të ndeshjes pati marr të kuq për një të shtyrë disa minuta më parë.
Në fund, të dy ekipet e mbyllën me nga një lojtar më pak. Shkëmbi sjellë kështu fitoren që mungonte që prej takimit me Bylisin në fakt. Këtë sezon ballshiotët kthehen në prenë e preferuar të Tiranës.
Superiore: Java e 22-të
Stadiumi: "Adush Muça"
Arbitër: Ermis Çelaj
Formacionet zyrtare:
Bylis: Hasanbelli, Bruno, Camara, Ruci, Malomo, Ofori, Berko, Peralta, A. Përgjoni, Abazaj, Ilieski, Trajner: Nevil Dede
Tirana: Selmani, Mici, Dembele, Soler, Prengaj, Silva, F.Përgjoni, Ndreca, Ernest, Kola, Zharmouni, Trajner: Bledi Shkëmbi
LIVE:
90+7'- Mbyllet takimi në "Adush Muça". Ballshiotët humbasin 0-3 ndaj Tiranës.
90+7'- Rafa Silva mbyll kapitullin. Debutuesi shënon të tretin me portën bosh.
Goli i tretë i Tiranës
90'- Akordohen 7 minuta plus.
88'- Zharmouni nuk realizon dot. Për pak sa nuk vjen goli i trefishimit të rezultatit.
73'- Tjetër karton në Ballsh, të dyja skuadrat me nga 10 lojtarë. Zharmouni po shkonte drejt portës, McCarthy e ndërpret dhe ndëshkohet. Camara po ashtu merr të verdhë.
71'- Faull ndaj spanjollit Soler.
Soler
66'- Arbitri shikon në VAR shtyrjen e numrit 24 të Tiranës. Autori i golit të parë ndëshkohet me të kuq dhe i tregon tifozëve shenjën e 2 golave.
Rasti i kartonit të kuq
61'- Ndreca gjen golin e dytë të Tiranës. Pas një faulli dhe devijim topi, ndëshkohet porta e Bylisit.
Goli i dytë i Tiranës
56'- Proteston Nevil Dede për një faull dhënë kundër Bylisit.

50'- Tirana në sulm për golin e dytë. Bardheblutë nuk ndalen me Ernest.
Tirana
45'- Nis pjesa e dytë në Ballsh. Bylisi në sulm për të gjetur golin e barazimit.
45+1'- Mbyllet pjesa e parë në "Adush Muça". Tirana në avantazh të 1 goli.
45'- Jepet vetëm 1 minutë ekstra.
40'- Përgjoni provon portën nga goditja standarde, topi shumë mbi kuadrat.
37'- Ernest kësaj radhe nuk gabon ndaj Hasanbelli. Sulmuesi gjen golin e parë në Superiore dhe të dytin pas Kupës.
Goli i Ernest
33'- Dembele bllokon Berkon dhe shpëton një gol të sigurt.
30'- Emanuel Ernest përfiton një top të gjatë, lojtari bardheblu shpërdoron daljen e portierit.
Rasti i Ernest
21'- Faull tjetër i Berkos në sulm. Dyluftim i vazhdueshëm me Dembelen.
19'- Të kuqtë nisen për sulm, Berko sipas gjyqtarit shkakton faull ofensiv. Tifozët nuk e aprovojnë
Faulli në sulm i Berkos
17'- Peralta dëmtohet paksa në një kundërsulm të ballshiotëve që humbi efikasitetin.

13'- Hasanbelli dhuron show me driblimet. Sulmuesit e Tiranës hutohen dhe nuk ia rrëmbejnë dot topin.
Driblimet e portierit të Bylisit
10'- Krosim i thejshtë nga Tirana, vetëm rivënie fundore për Bylisin.

5'- Berko godet, Selmani pret.
Goditja e Berkos
2'- Goditja e parë e këndit për Tiranën.
1'- Nis takimi në Ballsh. Tirana kërkon kthesën, me Bylisin që nuk toleron në fushën e vetë.