
Bruno Lulaj
Elbasani nuk ia doli të merrte fitoren ndaj Egnatias në “Elbasan Arena”. Por përvec kësaj verdheblutë humbasin shërbimet e një prej liderve të ekipit për duelin e radhës me Bylisin.
Bruno Lulaj ishte i vetmi futbollist që u dëshkua e kartonn të verdhe ndaj kampionëve. Kjo ka bërë që lojtari të plotësojë numrin 4 të tyre.
Në këto kushte kapiteni do të jetë i pezulluar në sfidën ndaj ballshiotëve dhe në këtë mënyrë shton edhe listën e mungesave për këtë duel. Kujtojmë se Bordin ka të dëmtuar edhe 4 lojtarë. Ze Gomesh, Hasani, Kasa dhe Greca, me timonierin e verdhebluve që do të shpresojë te rikuperimi i tyre deri në duelin ballshiotët.
Poll