
Teuta dhe Tirana kanë luajtur ditën e sotme sfidën e vlefshme për javën e 8-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 3-1 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i bardhebluve, Bledi Shkëmbi.
“Jam i kënaqur me skuadrën. Në pjesën e dytë po bënim më mirë se në pjesën e parë, duke parë atë që kishim përgatitur. Por futbolli kështu është, por duhet të reagonim më mirë pas golit të dytë. Kishim shenja nervozizmi.
Nuk bëhem pishman për ndërrimet pasi në çdo ndeshje lojtarët që janë futur janë munduar të japin më të mirën. Jam dakord që duhet të reagonim pas penalltisë së parë që pësuam gol. Jam i sigurt që penalltia nuk ishte pasi dhe ne kemi televizor si VAR-i. Por është mendimi i tyre, ata janë shefat për këtë punë.
Siç pashë unë në televizor, lojtari largon topin, por mund ta ketë prekur pak me gju kur topi doli. Nuk ishte penallti për futboll, në sport tjetër ndoshta po”, tha Shkëmbi.