Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

"Gabimi në pasimin e Pedro solli dhe golin e barazimit", Josa i mërzitur për pikët e lëna: Të vjen keq që s'e mbron rezultatin, ja çfarë ndodhi me Stoilov

Shkruar nga NEWSPORT
"Gabimi në pasimin e Pedro solli dhe golin e barazimit", Josa i
Mirel Josa

Bylisi ka barazuar me rezultatin 1-1 përballë Dinamos, në sfidën e vlefshme të javës së 31-të në Abissnet Superiore. Në sfidën e luajtur në stadiumin "Adush Muçaj", të dyja skuadrat u ndalën me një pikë.   

Pas këtij dueli ka folur trajneri i ballshiotëve Mirel Josa. 

"Të dyja skuadrat ishin aty që dolën te momenti i golit. Në qoftë se keni parasysh momentin e golit, duhet të dilnim në sulm dhe lojtari duhet të shënonte, por nuk ia doli të konkretizojë.

Dinamo na vuri në disa momente në vështirësi. Ishim të qartë në qendrën e mbrojtjes, pasi problemi nuk erdhi aty. Nëse do ta kishim kapur lojën që nga fillimi, duhet të ishim më të thjeshtë në sulmet e Dinamos, të ishim më të gjerë. 

Zëvendësimi i Stoilov ishte arsye taktike apo dëmtim? E para e punës një lojtar si Stolov që luan ashtu nuk e ndërroj. E kërkoi vetë zëvendësimin pasi kishte një kontraktim në biceps. Deri në atë pikë po mbante ekuilibrat. 

Natyra e Kanesë është në rol të parë si mesfushor qendre. E kishim improvizuar nga krahët dhe e nxorrëm përpara Camaranë.

Humbëm pak me një lojtar, me Përndrecën që u dënua me të kuq dhe që u detyruarm që të sjellim edhe në krahun e djathtë poshtë me 4-4-1 Rabiun. Megjithatë, për pozicionimin e mbrojtjes në rastin e golit duhet të kishim bërë më shumë kujdes, si nga qendra dhe nga lojtarët e krahut. 

Kartoni i kuq nga Dinamo? Të dyja skuadrat dolën me të njëjtën sistem loje. Nëse e keni parasysh golin që u pësua, në vend që të kishim një rinisje të mirë në krahun tonë me Pedron, bëm pasimin gabim dhe nga aty erdhi goli.

Pikët e humbura, sa keq të vjen? Normal që na vjen keq, në momentin që loja shkon ashtu deri në minutën e 83. S’ka rëndësi, të vjen keq sepse që të ruash një rezultat nuk duhet të qëndrosh prapa. Duhet ta afeksionosh kundërshtarin që ne nuk e bëmë dot."

Poll

Lexo gjithashtu