Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Fituam me lojtarë me grip dhe të dëmtuar”, Shkëmbi pasi siguroi "play-out": Kemi edhe një tjetër javë me vuajtje

Shkruar nga NEWSPORT
“Fituam me lojtarë me grip dhe të dëmtuar”,
Bledi Shkëmbi

Tirana siguroi “play-out”, duke mbajtur gjallë shpresat për Superioren, pas fitores 0-2 me Dinamon. Në përfundim të këtij dueli, ka folur trajneri i bardhebluve, Bledi Shkëmbi.

“Jemi në një moment dhe situatë ku duhet të gëzohemi për momentin. Kemi edhe një javë tjetër vuajtje dhe 90 minuta ku duhet të luftojmë. Më bëhet qejfi për Jarmouni, i cili rikthehet me gol në penallti. Ajo që më gëzon më shumë janë 3 pikët. Kemi pasur grupin e cunguar, pasi gjithë javës jemi stërvitur me 12-13 lojtarë. Kemi pasur në fushë lojtarë të dëmtuar apo me grip. Për fat të mirë shkoi me fitore.

Ne ishim përgatitur që ndoshta Nani dhe Zabërgja të luanin në qendër. I falëm pak qarkullim Dinamos, duhej të bënim më mirë përsa i përket presionit. Sinqerisht kemi kaluar 2-3 ditë para ndeshjes shumë problematike para ndeshjes. Duke provuar skuadrën me katër mbrojtës nuk më dha besimin e duhur.

Patëm frikë duke parë skuadrën në fazën mbrojtëse. Në ndeshje të veçanta e kemi dorëzuar topin shumë shpejt, por edhe kemi pësuar gol. Sot nuk shënoi kundërshtari. Pavarësisht me vonesë, e dërguam ndeshjen në 0-2. Ndreca sot sakrifikoi, ka qenë 3 ditë me temperaturë 40, ashtu edhe Smaçi. Shpresoj që ditën e diel të jemi të gjithë të gatshëm.

Pogradeci ose Besa? Për të qenë i sinqertë, nuk kam pasur mendje për preferenca. Duke qenë një ndeshje finale, duhet seriozitet maksimal”, u shpreh Bledi Shkëmbi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga