Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

4 ekipe në garë, por vetëm një fitues! "Air Albania" gati të presë duele "titanësh" për titullin në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
4 ekipe në garë, por vetëm një fitues! "Air
"Final Four"

Abissnet Superiore është në marshin e fundit të kampionatit, përpara se të nisin dhe llogaritë për fituesin e këtij edicioni që do të dalë nga “Final Four”.

Dinamo dhe Partizani janë skuadrat e vetme që garojnë mes njëra-tjetrës për një vend në top 4-shen, ndërsa do të duhen dhe 3 javë për të kuptuar se kush prej tyre do t’i bashkohet Elbasanit, Vllaznisë dhe Egnatias.

Teksa e shtuna do të rezervojë një spektakël të garantuar ku do të luhen plot 5 sfida në të njëjtin orar, Federata ka ftuar të gjithë tifozët përmes një postimi në rrjete sociale që të mos humbasin mundësinë për të shijuar “finalet” në tempullin e “Air Albania”.

“Bëhuni gati, së shpejti ‘Air Albania’ pret sfidat për titullin kampion. Prenotoni që tani një vend në stadium”, shkruhet në postimin e federatës, e cila saktëson dhe hapësirën ku mund të aplikohet për bileta.

Poll

Lexo gjithashtu