Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Trajneri i PARTIZANIT gjen "fajtorin" e rezultateve negative: Ka ndikuar trajneri i ri, ja ç'ka ndodhur sërish me ÇANIN

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri i PARTIZANIT gjen "fajtorin" e rezultateve negative: Ka

Klevis Dalipi ka dalë në konferencë për shtyp një ditë para ndeshjes me Teutën. Trajneri i Partizanit ka prekur një sërë çështjes, nga arsyet se pse nuk funksionon skuadra e deri te objektivi madhor që mbeten Kupat e Europës.

Në fund, ai ndalet në lojtarë të veçantë, për të cilët thekson se gjithësecili prej tyre ka cilësi për rolet ku luajnë.

- Çfarë nuk funksionon te skuadra?

Që në momentin që u konfirmova si pjesë e skuadrës, pashë që ka pasur një ekip me shumë uri për të fituar. Këtë e tregoi më së miri me 5 rezultatet e mira, ku morëm 4 fitore dhe 1 barazim. Dhe pas një transferte të vështirë me Laçin përgatitëm skuadrën psikologjikisht pasi akoma nuk kishim fituar asgjë dhe kishte shumë javë të mbetura në kampionat. Na priste transferta me Kukësin. Në këto rezultate kanë ndikuar fjalët e përhapura në media, ku do të afrohet një trajner i ri. Dhe këto sikur kanë ndikuar pak në aspektin psikologjik të skuadrës. Dhe euforia gjithashtu duke qenë se jetojmë në Shqipëri, e dimë që një skuadër kur kalon momente të mira, nuk arrin të jetë aty ku duhet të shfaqet. Ne trajnerët e dimë që euforia nuk duhet të shfaqet në momentet kur ekipi po kalon një moment të mirë. Më pas e rimorëm veten në një ndeshje me Skënderbeun, ku bëmë një pjesë të parë mjaft të mirë. Në pjesën e dytë morëm një gol që nuk e meritonim. Kjo na goditi psikologjikisht sepse e kishim thënë që 1 pikë nuk na nevojitej. Më pas kishim një transfertë të lehtë në letër kundër Lushnjes, por që ne e përgatitëm si të vështirë. Punuam gjatë gjithë javës për finalizimin, sepse në ndeshje të tilla është finalizimi që e bën më të lehtë një takim të tillë. Por, për fat të keq nuk u konkretizuam me gol. Më pas lojtarët u futën pak nën presion. Në pjesën e dytë u tërhoqa vëmendjen. Por, nuk qe e tillë dhe duke kaluar minutat morëm edhe një goditje tjetër, pasi nuk na u dha një penallti. Megjithatë këtë e lemë mënjanë. Ne duhet të kërkojmë llogari te lojtarët tanë. Ishte rezultat zhgënjyes për objektivat tona. Ajo që kam punuar më shumë gjatë kësaj jave ka qenë fryma e grupit. Duhet të jemi më altruistë pasi tani vjen fundi i sezonit. Kush ka luajtur futboll e kupton. Lojtarët e kanë pranuar me shumë thjeshtësi që në momentin më të volitshëm duhet të pasojnë për të shënuar. Deri para 1 ore që mbaruam seancën e fundit, skuadra ka funksionuar shumë mirë. Lojtarët janë të përqëndruar dhe ata e dinë shumë mirë që na pret një ndeshje shumë e vështirë me Teutën.

- A kanë ndikuar ndërrimet në formacion?

E kemi thënë që ndërrimet kanë qenë të detyruara, por edhe ndryshime taktike. Kemi pasur ndërrime për arsye teknike duke ditur që ndeshja në transfertë, ndeshja kundër Skënderbeut në shtëpi pozicionova Trashin si mbrojtës i majtë. Ai ka më shumë ide për të sulmuar mirë se sa mbron mirë. Tani po bën mirë. Edhe Kotobelli është stërvitur shumë mirë, por zgjedhjet kështu janë. Edhe lojtarët duhet ta kuptojnë se gjithçka e bëjmë në të mirë të skuadrës.

- Sa e vështirë është të motivosh skuadrën?

Unë besoj që ka dy tablo që i ngjajën njëra tjetrën. Na dëmtoi shumë lënia e dy pikëve me Lushnjën. E ka goditur me një shpullë skuadrën, me kuptimin që asgjë nuk është e lehtë. Të gjitha skuadrat përfaqësohen denjësisht. Me ndeshjen me Teutën skuadra është përgatitur mirë. Në Gjirokastër pastaj luhen të gjitha kartat. Teuta vjen për rezultat pozitiv dhe i ka jetike pikët. Ne kemi objektivat tona dhe skuadra është e motivuar. Kam besim se do të bëjë gjithçka mirë deri në fund të takimit.

- A besoni në rezultate pozitive në 5 javët e mbetura?

Është gjithçka e mundur. Lojtarët aty janë. Përveç një dëmtimi që la jashtë për 2 ditë, Edgar Çanin, i cili nuk do të jetë nesër. Kemi shumë lojtarë që do të japin maksimumin dhe insistoj që ne jemi ai ekip që morëm 5 rezultate pozitive rresht. Duhet t'i marrim ndeshjet 1 nga 1 dhe nëse ne i marim rivalëve maksimumin e pikëve, atëherë edhe objektivi është më se i arritshëm.

- Si mund të luhet pa tifozë?

Është minus i madh pa tifozërinë, por duhet të bëjmë të pamundurën që ta kthejmë këtë tifozëri me një fitore nesër. Klubi do të bëjë të pamundurën që në ndeshjen e ardhshme ata të jenë të pranishëm në stadium kundër Vllaznisë.

- Kur mund të jetë në fushë Fejzullahi?

Fejzullahi është duke u përmirësuar, por unë besoj në këndvështrimin tim se nuk është në gjendjen që unë e njoh. S'dua ta fus në vështirësi pasi nuk është në gjendjen e tij maksimale. Nëse në ndonjë sfidë, ai do na duhet duke ia ditur më së miri ciliësitë e tij, atëherë jam i detyruar ta aktivizoj. Kjo është ajo që unë kam menduar gjithmonë, që në të mirë të skuadrës duhet të sakrifikojmë të gjithë. Megjithatë, përveç rezultatit mendoj të mbaj gjallë edhe formën e lojtarëve. Të gjithë janë profesionistë dhe do të japin maksimumin për skuadrën e tyre. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga