
Pas zyrtarizimit të lajmit për largimin e trajnerit Daniel Fernandez nga sotili i Luftëtarit, vendin e tij e ka marrë zv/trajneri, Luis Kurbelo, i cili ka drejtuar i vetëm takimin e djeshëm. Ndërkohë që drejtuesit e klubit po mendojnë për gjetjen e një trajneri të ri.
Emrat e përfolur për momentin janë, ai i ish-trajnerit të Kukësit, Ernest Gjoka dhe Hasan Likës. Emri i parë është disi i vështirë, pasi pas largimit nga Kukësi, deklaroi se do të merrej me analizë sporti, ndërsa Lika edhe vetë e ka komentuar dje, duke thënë: "Jam takuar dhe dy-tre ditët e ardhshme do konkretizohet".
Poll