Edhe pse po aktivizohet rregullisht si titullar te Burnley, sulmuesi i Shqipërisë Armando Broja, e ka humbur “busullën” në shënimin e golave apo kontributi në fazën ofensive.
Rasti i “artë” për gol kundër Tottenham ishte precedenti “fatal” që jep shkasë për nxitjen e kritikave ndaj 24-vjeçarit. Ish-mbrojtësi uellsian Ashley Williams, teksa ka luajtur me Sëansea, Everton apo Stoke City, është treguar i ashpër në “dozat” e përdorura karshi shqiptarit.
“Nëse nuk do ishte Armando Broja në fazën ofensive ndaj Tottenham, kam besim se sulmuesit e tjerë të Burnley do kishin shënuar”, argumentoi shkurtimisht Willimas.
Sipas “Flashcore”, Broja mori notën më të dobët në sfidën Burnley – Tottneham (2 – 2), 5.6. Është e pakuptimtë ulja e rendimentit nga sulmuesi i Shqipëisë, ndonëse nuk ka asnjë shqetësim fizik.
