Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Italianët e quajtën katastrofë futbollistike në Champions, Conte nuk “kursen” ironitë: Dua të njoh fenomenin që bën kalendarin

Shkruar nga NEWSPORT
Italianët e quajtën katastrofë futbollistike në Champions,
Antonio Conte

Napoli u përball me Chelsean dje në një duel i cili ishte vendimtar për fatin e skuadrave, sa i takon fazës së 1/8-ve të Champions League.

Italianët nuk triumfuan dot dhe dolën nga fusha me rezultatin 2-3, duke mbetur jashtë  24 ekipeve më  të mira të këtij sezoni.

Ndërsa pas përfundimit të duelit ka folur për mediat, edhe trajneri i Napolit, Antonio Conte. Ky i fundit iu doli kundër fjalëve se në Itali humbja e tyre është quajtur katastrofike. Ndër të tjera ai u shpreh se klubi në një vit e gjysmë ka fituar titullin po ashtu dhe Superkupën.

Tekniku i skuadrës italiane nuk kurseu as “ironitë ” pasi u drejua duke thënë: Do të doja që ta njifja fenomenin që bën kalendarin.  

“Katastrofë futbollistike në Champions? Në një vit e gjysmë kemi fituar titullin kampion dhe Superkupën. Duhet të keni pak kujdes me fjalë. A kam ende energji? Sigurisht që po.

Pas dy ditësh e gjysmë do të luajmë sërish. Do të doja shumë që ta njihja atë fenomenin që bën kalendarin. Flasim shumë për të dëmtuarit, por kurrë për këtë”, ka thënë Antonio Konte.

Poll

Lexo gjithashtu