Partizani – Elbasani është një nga duelet më interesante të javës së 22-të të kampionatit dhe mjaft delikate. Në “Arenën e Demave” në orën 16:30, dy ekipet do të sfidohen mes tyre për 3 pikët.
Sfidë e cila premton të jetë shumë e luftuar. Edhe statistikat e përballjeve direkte mes tyre tregojnë se kjo përballje premton spektakë, ndërsa shikon si favoritë skuadrën e Ivan Gvozdenovic.
Në 6 përballjet e të kaluarës, 2 herë kanë arritur të fitojë verdheblutë, ndërsa 1 herë kanë triumfuar kryeqytetasit. Nga ana tjetër 3 sfida kanë pëfunduar në barazim.
Ekipi i drejtuar nga Oltijon Kërnaja ia ka dalë të shënojë 5 gola, kundrejt 6 golave që janë shënuar nga të besuarit e Gvozdenovic. Me kuriozitet mbetet të mësohet se në favorin e cilit ekipt do të shkojë dueli i së shtunës.
