Tirana dhe Vllaznia do të duelojnë mes tyre për trofeun e Superkupës së Sjqipërisë, takim që do të luhet ditën e sotme, me skuadrat që zbresin në fushën e “Air Albania” duke nisur që nga ora 19:00. Një sfidë inferesante dhe e luftuar pritet të jetë përballja mes dy ekipeve që kanë bërë historinë në futbollin shqiptarë dhe sot do të kërkojnë të bëjnë të tyre këtë trofe.
Për këtë duel Mirel Josa do t’i gëzohet rikthimit të Liridon latifit, i cili pritet të ketë minuta në këtë takim, ndërsa tekniku i shkodranëve vuan mungesat e Juric dhe Bulatovic. Ndërkohë nga krahu tjetër Orges Shehi ka vetëm një mungëse dhe ajo është Toshevski, i cili nuk është rikuperuar akoma për të luajtur në Superkupë.
Formacionet e mundshme:
Tirana: Bekaj, Husein, Najdovski, Behiratce, Ismajlgeci, Aleksi, Deliu, Kallaku, Hasani, Patrick, Xhixha. Trajner: Orges Shehi.
Vllaznia: Zogovic, Kruja, Gurishta, Shehi, Hakaj, Alivoda, Boshnjaku, Jonuzi, Mala, Hoxhaj, Marku. Trajner: Mirel Josa.