Rafael Leao
Milani po mendon seriozisht shitjen e yllit portugez Rafael Leao gjatë merkatos së verës. Pas një sezoni me shumë ulje-ngritje dhe mungesës së kualifikimit në Champions League, drejtuesit kuqezinj janë të hapur për oferta të mëdha për sulmuesin 26-vjeçar.
Sipas mediave italiane, disa klube të mëdha europiane si Manchester United, Barcelona dhe Arsenal po monitorojnë situatën e Leaos. Milan thuhet se mund t'a lërë të largohet për një ofertë rreth 50-60 milionë eurosh.
Brenda klubit ka dyshime për vazhdimësinë e Leaos, sidomos pas formës jo të qëndrueshme dhe tensioneve me tifozët gjatë sezonit. Raportimet e fundit tregojnë se drejtuesit e Milanit nuk e konsiderojnë më “të paprekshëm” yllin portugez.
Poll
