
Dy janë sponsorët teknik që po garojnë në distancë mes tyre për t’u bërë pjesë e Tiranës për sezonin e ri. Bardheblutë kanë nisur zyrtarisht punën sot, ndërkohë që brënda pak ditëve do të zbulojnë të tjera detaje veç kontratës 2-vjeccare që ka firmosur trajneri Ilir Daja. Dy janë kompanitë e veshjeve sportive që presin të firmosin një marrëveshje me bardheblutë. Bëhet fjalë për “MACRON” dhe “JOMA”. Bardheblutë po shqyrtojnë ofertat e tyre për të vendosur. Gjasat janë që këtë garë ta fitoj “MACRON” që mësohet të ketë paraqitur një ofertë më të mirë se rivalët. Nëse ndodh kështu bardheblutë do të kenë të njëjtën kompani veshje si Kombëtarja e Shqipërisë. Tirana në dy sezonet e fundit është veshur me “Legea”, kompani më të cilën e ka mbyllur bashkëjetesën.