Goli i Bujar Pllanës
Bujar Pllana është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Lechia Gdansk, fitoi në shtëpi përballë Pogon Szczecin. Sfida e vlefshme për javën e 26-të të elitës së futbollit polak, përfundoi 2-1.
Mbrojtësi shqiptar ishte pikërisht ai që i hapi rrugën golave të kësaj ndeshje. Me anë të një goditje me kokë, 24-vjeçari shënoi supergol në minutën e 11-të të këtij dueli.
Kujtojmë që ky gol vjen pikërisht në ditën që ai u ftua për herë të parë në Kombëtaren shqiptare. Kujtojmë se Pllana ishte një nga risitë e listës së Sylvinhos.
Goli i Bujar Pllanës
Poll

