Foto ilustruese: Vllaznia - Mario Mitaj
Vllaznia dhe Dinamo po përballen momentalisht, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të “Abissnet Superiore”. Supersfida që po zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” ka nisur në orën 18:00.
Të shumtë janë tifozët në shkallët e stadiumit, por më i veçanti ishte krah presidentitë të Vllaznisë, Alban Xhaferit. Pranë këtij të fundit, u pa mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj.
Ky i fundit është grumbulluar me kuqezinjtë për sfidën përballë Polonisë, duke marrë ftesë nga Sylvinho. Ndërkohë që këto ditë në atdhe, po i kalon duke mbështetur edhe ekipin shkodran, duke iu bashkuar në stadium.
Alban Xhaferi dhe Mario Mitaj
Galeria fotografike ()
Poll
