Kanë përfunduar 8 ndeshjet e play-off në Conference League, ku spikatën disa rezultate surprizë. AEK-u i portierit Thomas Strakosha u mposht 0-2 përballë Celje, por kjo nuk ndikoi në kualifikimin më tutje për shkak të fitores në ndeshjen e parë me rezultatin 4-0.
Fiton Fiorentina e cila mposhti në transfertë 2-1 modestët e Rakow duke siguruar një biletë për në çerekfinale. Befasues është në anën tjetër rezultati i konkluduar mes Rayos dhe Samsunspor përfunduar në shifrat 1-0 në favor të miqve.
Ndërkohë edhe Shakthar Donetsk ia ka dalë të kualifikohet, edhe pse me shumë vështirësi përballë Lech Pozhnan. Pavarësisht humbjes 2-1 në shtëpi, ukrainasit i falen fitores në ndeshjen e parë me rezultatin 3-1.
