Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

VIDEO/ Ndeshje HISTORIKE për mesfushorin shqiptar, debuton me gjigantët e Bayern Munich! 16-vjeçari krah Harry Kane

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Ndeshje HISTORIKE për mesfushorin shqiptar, debuton me
Erblin Osmani

Mesfushori me origjinë shqiptare Erblin Osmani, ka bërë “bujë” ditën e sotme, jo vetëm në Gjermani, por në mbarë Evropën. Edhe pse vetëm 16 vjeç, Osmani është aktivizuar për herë të parë te ekipi i Bayern Munich nën drejtimin e trajnerit Vincent Kompany.

Konkretisht në minutën e 87-të të ndeshjes kundër Union Berlin (e fituar 4 – 0), protagoniti në fjalë zëvendësoi Leon Goretzkan. Ndonëse luajti pak minuta në fushë, Erblin Osmani tërhoqi vëmendjen në kontinentin e vjetër.

Fakti që është vetëm 16 vjeç dhe luajti krahë yllit botëror Harry Kane, është tregues se futbollisti me origjinë shqiptar është në “trajektoren” e duhur për të bërë “zhurmë” në sportin më popullor në rruzullin tokësor.

Deri në këtë pikë, talenti luan me Gjermaninë U-17, megjithatë ka të drjetë të përfaqësojë Kosovën në të ardhmen, për shkak të “rrënjëve” familjare. Kjo “hipotezë” do varet nga zgjedhja e Osmanit dhe rendimenti në vazhdimësi.     

Poll

Lexo gjithashtu