Skuadra e Dritës në kampionatin kosovar nuk arriti të dilte me pikë të plota nga ndeshje me Trepccën'89. Në fund të ndeshjes skudra vendase akuzon rëndë gjyqtari e ndeshjes për gabimet e bëra në këtë takimi. Me anë të një reagimi në faqen e tyre, skuadra e Dritës akuzon direkt arbitrin Alban Shala pasi sipas tyre gjykimi ka qenë tendecioz.
Njoftimi i Dritës
FT FC DRITA - KF Trepqa 89 1:1
Traore '26
Xh.Shabani '75
FC DRITA NUK FITON KUR GJYKIMI ËSHTË TENDENCIOZ DHE SKANDALOZ
Sot është zhvilluar java e 28-të e ipko superligës së Kosovës, ku klubi jonë priti Trepqën 89 nga Mitrovica!
Edhe në këtë takim më të dalluarit ishin dyshja e gjyqtarëve Alban Shala me anësorin Granit Hyseni, të cilet sa herë që ndajnë drejtësin kur luan klubi jonë, jane të padrejtë ose të paaftë.
Nuk mund të thuash i paaftë kur gjyqtari i parë Alban Shala pretendon ta marr stemën e UEFA-së, por sigurisht është i padrejtë dhe tendencioz sidomos kunder klubit tonë FC DRITA, sepse nuk është hera e parë që i njejti na dëmton ne si klub!
Ndikoi direkt në eliminim nga Digitalb Kupa e Kosovës kundër KF Vllaznimit në Gjakovë, ndikoi direkt në xhiron e 19-të në humbjen në Mitrovicë kunder Trepqës 89, gjithashtu edhe sot ku vetëm gjyqtarë nuk ishte.
Edhe gjyqtari i dytë Granit Hyseni, vetëm veprimet e lojtarëve tanë i vëren, ndërsa nga një distancë shumë e vogël, nuk e vëren që topi ndalet në zonën e 16shit me dorë nga lojtari i Trepqës 89, dhe nuk e sinjalizon për penalti! Nuk kish qenë i rastësishëm edhe goli nga pozita jashtëlojes në xhiron e 24-të ku ekipi i Ferizajt shënon gol nga nje pozitë jashtloje prej 2metra e i njejti gjyqtar e pranon golin.
Klubi jonë, edhe pse tashmë është në vendin e 4-të dhe është e qetë në kampionat, nuk mund të rri indiferent ndaj këtyre veprimeve të padrejta nga njerëzit të cilet duhet të jenë shembull për drejtësi!
