Mbrojtësi shqiptar i Kosovës Ron Raçi po bën bujë në Kroaci me Hajduk Split. Vetëm në verën e 2025-ës, 23-vjeçari u transferuar nga Prishtina në elitën e futbollit kroat.
Informacionet e fundit në lidhje me Raçin, janë sa “shokuese”, po aq interesante. Sipas “Football Transfer Neës”, mbrojtësi në fjalë është vendosur në listën e Barcelonës për merkaton e janarit.
Nuk ka asgjë të sigurtë, nëse Barça do tentojë për të transferuar shqiptarin, apo do mbetet thjesht një preferencë kalimtare. Në qershor të vitit të kaluar, Ron Raçi bëri debutimin me Kosovën, miqësorja ndaj Komoros, e fituar 4 – 2.
Siç raporton “Football Transfer News”, Ron Raçi është emri më i ri në listën e Barcelonës, me gjigantin spanjoll që e preferon sepse luan me këmbën e majtë pavarësisht pozitës së qendërmbrojtësit.????❤️???????? pic.twitter.com/q6UxT2nYd7
— LIG Sport (@lig_sport) January 16, 2026
