Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Nga Pogradeci te Besa, sulmuesi rikthehet në “shtëpi”

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Nga Pogradeci te Besa, sulmuesi rikthehet në
Norik Krasniqi kur ishte pjesë e Pogradecit

Norik Krasniqi është futbollisti më i ri i Besës së Pejës. Pasi mbylli aventurën e tij me Pogradecin, sulmuesi 25-vjeçar ka vendosur që të transferohet në Ligën e Parë të Kosovës.

“Norik Krasniqi rikthehet në shtëpi! Pas një periudhe larg fanellës verdhezi, Norik Krasniqi rikthehet te klubi i qytetit, aty ku gjithçka ka nisur. Mirë se erdhe në shtëpi, Norik”, shkruan klubi pejan.

Kujtojmë se Krasniqi ka një karrierë interesante mes Kosovën, Çekisë dhe Shqipërisë. Ai ka luajtur për ekipe si Onix, Pribram, Rilindja, Ferizaj, Vëllaznimi, Dukagjini dhe Pogradeci.

Poll

Lexo gjithashtu