Axel Gnapi
Tashmë është zyrtare, sulmuesi francez Axel Gnapi nuk është më pjesë e Llapit në Superligën e Kosovës.
“Blutë” përmes njoftimit në rrjetet sociale e kanë bërë të ditur largimin e 24-vjeçarit, i cili do të vazhdojë karrirën te Fakel Voronezh në Ligën e Parë të Rusisë. Kostoja e këtij transferimi arrin deri në 300 mijë euro.
Me Llapin, Gnapi zhvilloi gjysmë-sezoni fantastik, 7 gola dhe 4 asiste në 15 ndeshje, lider te “Blutë”. Kartoni i francezit përkon me 400 mijë euro sipas “Transfermarkt”, ndër më të shtrenjtit në Superligën e Kosovës.
Poll
