Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Kupa e Kampionit 5×5/ Emocione & rivalitet, përcaktohen çiftet çerekfinale në zonën rajonale Tiranë

Shkruar nga NEWSPORT
Kupa e Kampionit 5×5/ Emocione & rivalitet, përcaktohen
Futbolli 5x5

Kupa e Kampionit në futbollit amator 5×5 në zonën rajonale të Tiranës ka përfunduar me sukses fazën 1/8, duke dhuruar ndeshje të luftuara, gola dhe emocione deri në minutat e fundit.

Në disa prej përballjeve, fituesi u përcaktua vetëm pas goditjeve të penalltive, çka tregoi ekuilibrin dhe forcën e skuadrave pjesëmarrëse. ATS 5×5, Julton 5×5, Vila L 5×5, Legjendat 5×5, Beautiful Albania, Golden Park, Dymbëdhjeta 5×5 dhe Simple FC siguruan kalimin në fazën çerekfinale, duke vijuar rrugëtimin drejt trofeut të zonës rajonale Tiranë.

Pas përfundimit të kësaj faze, shorti ka përcaktuar edhe çiftet çerekfinale, ku priten ndeshje të forta dhe spektakël:

Vila L 5×5 – Dymbëdhjeta 5×5

Julton 5×5 – Legjendat 5×5

ATS 5×5 – Simple FC

Beautiful Albania – Golden Park

Rezultatet e fazës play off Zona Rajonale Tiranë

ATS – Sons 2-0

Julton – Intelekt 365 6-6 P (3-2)

Çameria – Vila L 2-2 P(2-3)

Sinaloa – Legjendat 2-4

Los Amigos – Beautiful Albania 2-7

FC Tigres – Golden Park 1-1 P(1-2)

FC Dymbëdhjeta – 3V Fejzo 6-1

Simple FC – ID Albania 5-4

Poll

Lexo gjithashtu