Tifozët e Diosgyor
Lirim Kastrati është futbollisti më i ri i Diosgyor në Hungari. Pasi mbylli aventurën me Widzew Lodz në Poloni, ai mbeti për disa muaj lojtar pa ekip, deri më sot kur u prezantua tek skuadra e re.
Lirim Kastrati gjatë prezantimit te Diosgyor
Mbrojtësi 26-vjeçar ka një karrierë interesante, ai e ka nisur në Itali me Padova, për të luajtur më pas me Romën dhe Bologna. Për të, kjo është aventura e dytë në Hungari, pasi në të kaluarën ka mbajtur veshur fanellën e Ujpest FC.
Gjithashtu Lirim Kastrati ka 15 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës, debutimin me të cilët e ka bërë në vitin 2017.
Poll
