Mesfushori me tipare defensive Gentrit Salihu i ka dhënë fund aventurës te ekipi i Prishtinës në Superligën e Kosovës. 22-vjeçari ditën e sotme ka nënshkruar kontratën me gjigandët e Lokomotiva Zagreb.
Forma bindëse dhe rendimenti në rritje te kryeqytetasit, bindi drejtuesit e klubit kroat për ta marrë në gjirin e tyre. Kjo lëvizje, është shansi i “jetës” për Salihun, ku mund dëshmoi aftësitë në një klub elitar në Ballkan.
Pas firmës me skuadrën e re, mesfushori shqiptar u prononcua për mediat: “Jam i lumtur që jam bërë pjesë e një klubi që njihet për punën e shkëlqyer me lojtarët e rinj.
Lokomotiva është një mjedis ideal për zhvillimin tim të mëtejshëm dhe do të bëj çmos për të justifikuar besimin e stafit të trajnerëve dhe për të ndihmuar ekipin të arrijë qëllimet e tij”. Vlen të përmendet se Gentrit Salihu është “produkt” i dalë nga Besa e Pejës.
