Pas pak minutash do të zbresin në fushë 36 ekipe në Champion League, ndeshja e fundit për formatin me renditje të përgjithshme pikësh. 8 ekipet e para sigurojnë direkt “biletën” për fazën e 1/8-ave, ndërsa nga vendi i 9-të deri në të 24-të, do të shkojnë në “play-off”.
Deri tani, Arsenali dhe Bayern Munichen janë dy skuadrat e vetme që e kanë “vulosur” prezencën në “top-8”. Barcelonës i duhet të fitojë me patjetër ndaj Copenhagen në “Camp Nou”, për të qenë mes vendeve të para, sikurse Manchester City.
“Qytetarët” përballen me Galatasaray në Angli. Ndeshje shumë “delikate” parashikohet mes Benficës dhe Real Madrid në Lisbonë. “Shqiponjat” portugeze kanë trajneri Jose Mourinho, i cili do përballet me ish-klubin e tij, Realin.
Nga mediat spanjolle, thuhet se nëse “Galaktikët” humbasin, çka do të thotë nuk sigurojnë dot prezencën mes 8 të parave, Arbeloa do shkarkohet. Interi luan “finalen” e tij karshi Dortmund në “Signal Iduna Park”.
