Indrit Mavraj
Indrit Mavraj me shumë mundësi do të largohet nga Bari këtë merkato dimërore. Qendërmbrojtësi 19-vjeçar është gati që të mbyllë aventurën në Serie B italiane, për të nisur një të re në Poloni.
Pikërisht nga Polonia nga një ofertë konkrete. Sipas “Transfery.info”, gjithçka është e kryer, duke pritur vetëm zyrtarizimin e futbollistit shqiptar tek Lechia Gdansk. Këta të fundit militojnë në elitën e futbollit polak.
Përsa i përket Mavrajt, ai është një lojtar që luan me Kosovën U21. Karrierën e tij e ka nisur në Zvicër, për të kaluar më pas në Itali ku ka mbajtur veshur fanellën e Genoas dhe Barit.
Poll
