Ardit Tahiri kur u prezantua te Dinamo ne merkaton e janarit
Ardit Tahiri është futbollisti më i ri i Kolos Kovalivka në Ukrainë. Sulmuesi, i cili ishte në huazim nga Llapi te Helsinki në Finlandë, tashmë është larguar përfundimisht nga Superliga e Kosovës.
Për shërbimet e tij, klubi ukrainas ka paguar 100 mijë euro, duke mbushur arkat e Llapit. Ndërkohë që vetë futbollisti ka firmosur kontratë 3-vjeçare, të vlefshme deri në fund të vitit 2028.
Kujtojmë se Tahiri është një emër i njohur edhe në Shqipëri. Kjo për shkak se nga janari i vitit 2024 deri në korrik të atij viti është aktivizuar në Superiore me skuadrën e Dinamos.
View this post on Instagram
Poll
