Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF, ka zbardhur masat ndëshkimore në lidhje me ngjarjet e ndodhura në javën e fundit. Nuk kanë shpëtuar “paq” as Vora dhe Elbasani, klube të cilat militojnë në elitën e futbollit shqiptar.
Vorakët shkaktuan vonesë gjatë ndeshjes, duke u gjobituar me 100 mijë lekë të rinj. Në “listën e zezë” të ndëshkimeve ishte edhe Elbasani. Tifozeria verdheblu e kaloi “vijën e kuq”, për shkak të ndezjes së mjeteve piroteknike, sikurse kore fyese.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës:
1. KF Vora, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
2. Zyrtari i KF Vora, Bazion Tragaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes për shkak të ndezjes së mjeteve piroteknike si dhe duke përdorur kore fyese, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
4. Zyrtari i KF Iliria, Mario Bytyci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5. Zyrtari i KF Kukësi, Albi Lika, për provokim të spektatoreve, në bazë të nenit 14/1/f, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
6. Lojtari i Shkëndija Tiranë U-17, Jurgen Karaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7. Lojtari i KF Shënkolli U-16, Enea Nikolli, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
8. Lojtari i KF Teuta U-16, Stiven Cela, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
9. Lojtari i KF Teuta U-16, Henri Gjyzeli, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
10. Lojtari i KF Teuta U-16, Dario Merja, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
11. FC Pepa U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Abissnet Superiore U-16, kunder KF Vllaznia U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
12. Lojtari i Antigonea, Nikolas Karabashi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Vllaznia, Edi Martini, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
14. Pranimin e pjesshëm të kërkesës së KF Iliria, bazuar në nenet 67 dhe 74 të KDE, për rishikimin e Vendimit nr. 15, datë 05.12.2025, të KDE-së, lidhur me pikën 3, duke vendosur pezullimin e dënimit për zhvillimin e pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2025–2026 në fushë asnjanëse.
Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34 të KDE, do të jetë 1 (një) vit dhe, në rast përsëritjeje të shkeljeve të ngjashme, pezullimi do të revokohet dhe klubit do t’i vendoset dënim shtesë. Lënien në fuqi të pjesës tjetër të dënimit, zhvillimin e pjesës së mbetur të sezonit futbollistik pa praninë e spektatorëve, në zbatim të nenit 6/3/b të KDE.
15. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria U-17, Dejsli Farruku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
16. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria U-17, Elvis Marku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
