Thomas Brdaric
Emri i trajnerit gjerman Thomas Brdaric, nuk është i panjohur në futbollin shqiptar, teksa ka drejtuar në dy periudha Vllazninë, konkretisht në 2020-2022 dhe 2024-2025. Ditën e sotme, 51-vjeçari u rikthye sërish në Shqipëri.
Tashmë në pozitën e trajnerit të Drenicës, ekipi nga Skënderaj i Kosovës zhvilloi miqësoren kundër Besëlidhjes, e fituar 2 – 1 nga lezhjanët. Për Besëlidhjen, golat u shënuan prej Markut dhe Qurbanov.
Te kuqezinjtë e Drenicës, Brdaric ka 2 ndeshje zyrtare, 1 fitore dhe një 1 humbje. Nëse i referohemi ecurisë në Superligën e Kosovës këtë sezon, ekipi nga Skënderaj mban pozitnë e 8-të me 20 pikë, “zona e ftohtë” për rënien nga kategoria.
Poll
