Kanë qënë më shumë se 100 mijë kërkesa për bileta nga tifozët shqiptarë për të mbështetur Kombëtaren në këtë moment historik. Asnjë prej stadiumeve ku do të luhen ndeshjet e Euro 2016 nuk e përmban një kapacitet të tillë. Stadiumi Bollaert ku do të luhet ndeshja me Zvicrën ka një kapacitet vetëm prej 35 mijë tifozësh. Vetëm për këtë ndeshje kërkesat kanë qënë 8 herë më të mëdha se vendet e rezervuara nga UEFA për Shqipërinë. Nga 6 mijë vende të rezervuara nga UEFA për tifozerinë shqiptare ,Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë 40 mijë kërkesa vetëm për këtë ndeshje.
Ndeshja me Francën do të luhet në "Velodrome" me një kapacitet prej 67 mijë vendesh, tifozët shqiptarë do të mund të kenë 10110 vende , ndërsa për ndeshjen me Rumaninë që do të luhet në Lyon tifozeria shqiptare do të ketë në dispozicion 8900 vende.
Nëse bejmë një përmbledhje të të gjitha vendeve në Europian që do ti lihen tifozëve shqiptarë numri është i ulët duke marrë parasysh numrin e jashtëzakonshëm të kërkesave