Kur ka mbetur edhe një javë larg ndeshjes së rëndësishme me Poloninë, trajneri Sylvinho ka marrë një tjetër lajm të keq, pak ditë përpara se të shpallë listën përfundimtare për futbollistët e përzgjedhur që do të marrin minuta në këtë duel.
Mirlind Daku është sulmuesi i radhës i cili do t’i mungojë Kombëtares shqiptare. Sulmuesi i Rubin Kazan ende nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i fundit dhe kjo bën që 28-vjeçari të mos ketë mundësinë të japë kontributin e tij në këtë sfidë delikate.
Më herët, u konfirmua dhe mungesa e Rey Manajt, i cili në ndeshjen e fundit të luajtur me Sivasspor u largua në fillimin e pjesës së parë, duke treguar qartë dhe seriozitetin e dëmtimit të tij, çfarë shton akoma dhe më shumë dilemat e brazilianit.
Kështu, trajneri Sylvinho mbetet në emergjencë totale se kë duhet të zgjedhë për t’i zëvendësuar këto emra të rëndësishëm në planin që duhet të zbatojë për "finalen" në Varshavë.
