Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Refuzohet kërkesa në prag të ndeshjes me Poloninë, UEFA i thotë “JO” Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Refuzohet kërkesa në prag të ndeshjes me Poloninë, UEFA i
Shqiperia

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë më 26 mars, në kuadër të sfidës “play-off” të Botërorit 2026. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë, nis në orën 20:45.

Ndërkohë që së fundmi është raportuar se UEFA ka refuzuar kërkesën e Shqipërisë për të zbritur në fushë me fanellën e parë, atë kuqezi. Kështu, “djemtë” e Sylvinhos do të luajnë në Varshavë me fanellat e zeza, pra të tretat.

Edhe pse në përgjithësi ngjyra e zezë është “ogur i keq”, për Kombëtaren tonë nuk ka rezultuar e tillë. Kujtojmë këtu fitoren 0-3 me Armeninë në 2015-tën, triumf që na dërgoi në Evropian.

Pikërisht në atë Evropian, të vitit 2016, po me fanellat e zeza Shqipëria siguroi fitoren e parë në një kompeticion të nivelit të tillë, duke mposhtur 1-0 Rumaninë. Për të vazhduar më pas me barazimin 1-1 me Moldavinë, duke siguruar kualifikimin në Euro 2024.

Pikërisht në Euro 2024, me fanellat e zeza Kombëtarja shqiptare ia doli që të barazonte 2-2 me Kroacinë, pikë historike duke marrë parasysh kundërshtarët e grupit.

Poll

Lexo gjithashtu