Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

FOTOLAJM/ Leksione menaxhimi për presidentët e Superiores, Ardjan Takaj "kërcënon" me Skënderbeun e frikshëm

Shkruar nga NEWSPORT
FOTOLAJM/ Leksione menaxhimi për presidentët e Superiores, Ardjan
Foto ilustruese: KF Skënderbeu & Presidenti, Ardjan Takaj

Skënderbeu po rimerr formën që të gjithë tifozët korçarë dhe futbolldashësit kanë dashur prej kohësh. Korçarët mbajnë kreun në klasifikimin e Kategorisë së Parë, teksa pritet rikthimi në elitë.

Madje, sezonin e ardhshëm në rast se do të jetë pjesë e Superiores dhe do të kapë një prej 4 vendeve të para ose të fitojë Kupën e Shqipërisë, korçarët kanë të drejtën për t’iu rikthyer futbollit evropian. Kjo, pasi klubit të Skënderbeut i përfundon dënimi i dhënë nga UEFA.

Një rikthim i “frikshëm” pritet, teksa shenjat e para i ka dhënë që këtë sezon. Sigurisht kjo edhe falë punës së presidentit Ardjan Takaj, i cili nuk hoqi dorë edhe pas dënimit drastik të UEFA-s apo rënies nga Superiorja.

Madje, ai investoi akoma më shumë edhe pse ishte i vetëdijshëm që Evropën nuk mund ta “prekte”, duke treguar qartë aftësitë e tij menaxheriale. 

Madje, së fundmi kreu i klubit korçar ka publikuar një video ku shfaqen pamjet e “bardhekuqve” dhe një këngë e dedikuar po atyre. Duket qartë se “aroma” elitë ka shkuar edhe tek Takaj, i cili po “kërcënon” rivalët me klubin e tij që janë të “riformatuar” dhe të uritur më shumë se kurrë.

FOTOLAJM/ Leksione menaxhimi për presidentët e Superiores, Ardjan
Postimi i Ardjan Takajt

 

Poll

Lexo gjithashtu